Pak para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan shumë shkurt.
E tani kanë dalë edhe fotot nga ky takim, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë takim u deklarua edhe Shtëpia e Bardhë, e cila tha se takimi ishte shumë produktiv.
Ndryshe, u raportua se gjatë ditës së sotme dy udhëheqësit do të takohen sërish.
Rruga e tyre duket që u ndesh edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, ku ky i fundit dukej mjaft i buzëqeshur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.