Lajmet e fundit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, e ka publikuar listën prej 23 futbollistësh për dy ndeshjet miqësore që Kosova do t'i luajë në muajin qershor kundër San Marinos dhe Maltës.
Por, ajo çka bie në sy është se nuk është ftuar golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku.
E për këtë klankosova.tv ka kontaktuar me Dakun, për të marrë një reagim lidhur me vendimin e Challandes.
Ai u shpreh goxha i habitur me vendimin e strategut zviceran.
"Pa koment. Jam i habitur që nuk e pashë emrin tim në listë. Ftesa do të më ndihmonte që të transferohesha jashtë Kosovës".
Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës shtoi se shpreson që ky vendim i trajnerit të Kosovës të dalë ashtu si e ka menduar ai.
"Shpresoj që ky vendim të del ashtu si e ka menduar trajneri. Unë ia dua të mirën Kosovës dhe i dëshiroj suksese në këto ndeshje".
Mirlind Daku këtë edicion në fanellën e Ballkanit ka shënuar 31 gola.