Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka folur për lojën që patën sot me Republikën e Çekisë, ku fituan me rezultat 3-0.
Ai për Klan Kosovën ka pohuar se është falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që i japin.
"Kemi luftuar që ekipi të fitoj, ne e arritëm këtë gjë. Vetëm ndonjë mrekulli jashtëtokësore mundet të na ndalë për Evropian".
"I jam falënderues shumë çdo shqiptari si këtu dhe jashtë përmes potimeve e gjërave të tjera që i bëjnë. Ndjehem mirë që po na vlerësojnë", ka thënë Daku./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.