Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku, duket se i ka shpëtuar dënimit nga skuadra e tij Rubin Kazan, pas sjelljeve jo të mira të treguar në ndeshjen Shqipëri - Kroaci, në "EURO 2024".
Ka pasur zëra që Daku, do të dënohet nga skuadra e tij në Rusi, por kjo me gjasë nuk do të ndodh.
Ai është grumbulluar për ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit rus, ku do të përballet ndaj Pari NN.
Mirlind Daku, duket se është i gatshëm për këtë ndeshje pasi ka fluturuar drejt Nizhny Novgorodit.
26-vjeçari ishte dënuar me dy ndeshje moslojë në Kampionatin Evropian "EURO 2024".
Sulmuesi u kritikua për sjelljen e bërë në ndeshjen Shqipëri-Kroaci, që përfundoi 2:2.
Edhe ky i fundit disa ditë më pas u shfaq i penduar për sjelljen e tij dhe ofendimet që i kishte bërë.