Lajmet e fundit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë që Ballkani nuk ka shkuar i dorëzuar në përballjen ndaj Astanës në Ligën e Konferencës.
“Ne presim një ndeshje të vështirë nesër, por që sigurisht që nuk kemi ardhur të dorëzuar, përtej vështirësive edhe neve do të bëjmë gjithçka për gjithçka se në fund fare janë ndeshje për tu luajtur dhe për të kërkuar maksimumin e rezultateve”, ka thënë Daja, raporton Kosovapress.
“Sigurisht që neve na pëlqen që të jemi vetë fitues por që është një ndeshje e vështirë sepse Astana ka një ekip goxha të mirë, edhe në aspektin taktik edhe në aspektin fizik, por që nuk mundem të jap përqindje se kush nesër do të jetë ai që do ta fitojë ndeshjen, sepse futbolli është një sport jo shkencë ekzakte, dhe unë përgatis ekipin tim, djemtë e mi që të futen në fushë për ta fituar ndeshjen pavarësisht se çfarë rezultati do të prodhojë ndeshja”, tha Daja.