Lajmet e fundit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, u shpreh i lumtur me fitoren prej 2:0 kundër Lincoln Red Imps.
"Me rezultat 2-0 e kemi bërë gjysmë hapi para. E rëndësishme është që ta mbyllim me kualifikim pavarësisht ndeshjes së sotme”, shtoi Daja, njofton KlanKosova.tv.
Kurse ai tutje tha se kundërshtarët ndryshojnë në shtëpitë e tyre, ata luajnë me topa të dytë dhe të gjatë ndërsa tha se duhet të mobilizohen në ndeshjen e dytë.
Autori i golit të parë Meriton Korenica pas ndeshjes u shpreh se loja ka mundur të jetë edhe më e mirë, por që sipas tij nuk i kanë shfrytëzuar rastet.
“Profesori na ka qetësuar në pushimin e pjesës së parë dhe na ka dhënë motiv të madh”, tha ai.
Kurse Lorenc Trashi realizuesi i golit të dytë, tha: “Ne e pamë që e kishim një ndeshje të vështirë por nga ana e publikut është menduar qe e kemi një ndeshje të lehtë, por për mua asnjë ndeshje nuk është e lehtë”.