Përdorimi i grimit për t'u dukur më bukur është pjesë e kulturave në gjithë botën.
Natyrisht, e njëjta ndodh edhe në Kosovë.
Studio të bukurisë ka kudo në vend, veçanërisht kryeqyteti është stërmbushur me grimere profesioniste që kanë mbaruar shkolla të ndryshme të kësaj lëmie, kurse disa e ushtrojnë si hobi.
Klankosova.tv ka intervistuar Dafina Nezirin, vajzën e cila nga Gjermania solli frymë të re të grimit në Kosovë.
Deri në moshën 18-vjeçare, Dafina ka jetuar në Gjermani. Ajo tregoi për klankosova.tv se pasioni i saj ndaj grimit dhe estetikës nisi që në moshë të re.
Për këtë arsye, 26-vjeçarja vendosi ta vazhdojë shkollimin në këtë drejtim në Slloveni dhe Gjermani, për t’u bërë profesioniste e “make up"-it.
Por, kjo nuk është e tëra.
Dafina është udhëheqësja e Krylon Kosova, aty ku solli edhe përvojën e saj shumëvjeçare si makeup artiste. Shkolla është e licensuar nga kompania Krylon.
https://www.instagram.com/p/BYnX6E7nW4X/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
Dëshira e vajzave kosovare për t’u regjistruar këtu është jashtëzakonisht e madhe.
“Interesimi për trajnim dhe grim është i madh për shkak të kualitetit dhe kushteve të ofruara nga kursi ynë”, thotë 26-vjeçarja.
“Qendra për aftësimin profesional 'Kryloan' – kualifikimi për grimere, zgjat shtatë javë, katër orë në ditë, zakonisht me dy orare: 10:00 – 14:00 dhe 14:00 – 18:00”.
Grimerja kosovare tregoi se qendra të cilën e posedon është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Niveli KKK 3.
Vajzat të cilat regjistrohen në këtë shkollë, në fund të trajnimit, marrin edhe një diplomë për aftësimin e fituar.
“Kandidatet të cilat vijojnë kursin certifikohen dhe certifikatat verifikohen e vulosen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve”, tregoi më tej Neziri.
https://www.instagram.com/p/BQ09_Y8D279/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
Meqënëse jemi afër festave të fundvitit, Dafina dha disa sugjerime për lexueset e klankosova.tv se si duhet grimosur për kremta, por edhe përgjithësisht për stinën e dimrit.
“Për festat e fundvitit, preferohet t’i kushtohet rëndësi të veçantë nuancave të duhura. Mënyra më e mirë për të arritur një pamje vjeshtore ose dimërore që t’ju përshtatemi temperaturave të ulëta, është të vëmë në pah ngjyrën e buzëkuqit. Ngjyrat e hapura ose të lehta dhe me shkëlqim nuk janë shumë të preferuara për këtë stinë, pasi që janë ngjyra më verore”.
https://www.instagram.com/p/BaUjIgFngiv/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
Dafina po ashtu jep këshilla edhe për një pamje të sofistikuar dhe elegante.
“Ngjyrat më të preferuara për këtë stinë janë ato të mbyllura, si e kuqërremtë, kafe, e kuqe e mbyllur, violet e mbyllur dhe të gjitha nuancat e përafërta me këto".
"Nga këto ngjyra dhe me një ten të fytyrës të rregulluar me nuancat e duhura, do të arrini një pamje të sofistikuar dhe tejet elegante".
"Përdorimi i ngjyrave të mbyllura në buzë do t’ua lehtësojë punën në sy, pasi që nuk keni nevojë të koncentroheni në ngjyrat e syve në mënyrë që të mos jeni e mbingarkuar me grim".
"Mund t'i përdorni ngjyrat e lehta, bronz ose bakër dhe në fund ta aplikoni maskarën”.
https://www.instagram.com/p/Bb-gu6Vnl10/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
Në fund, Dafina tregoi se artisti i saj favorit është MakeUpbyAriel – grimeri që shpeshherë kujdestet për dukjen e familjes Kardashian.
/klankosova.tv
https://www.instagram.com/p/BaCR0yWnKgN/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
Më poshtë, mund t' i shihni disa fotografi të punës së Dafinës dhe vajzave që trajnohen në qendrën e saj.
https://www.instagram.com/p/BcFFi7BH09N/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
https://www.instagram.com/p/BbwQuJnn9k4/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
https://www.instagram.com/p/BbZmMmeHRrf/?hl=en&taken-by=makeupbydafine
https://www.instagram.com/p/BYiHn5bH84r/?hl=en&taken-by=makeupbydafine