02.03.2016 · përditësuar para 3780 dite1 min lexim
Një dado në Rusi e akuzuar për vrasjen dhe më pas prerjen e kokës së një vajze të vogël për të cilën kujdesej, ka thënë se Allahu e kishte urdhëruar për ta kryer këtë akt.
Gulchekhra Bobukulova, nëna e tre fëmijëve ka folur për gazetarët gjersa ishte rrugës për në gjykatë, transmeton Klan Kosova.
Bobokuloca që është myslimane nga Uzbekistani ka pranuar fajësinë e saj kur është pyetur nëse e ka vrarë vogëlushen.
CCTV, e kishte treguar atë të veshur me hixhab afër një metroje duke e mbajur kokën e vogëlushes në duar.
Mediat ruse, kanë raportuar se ajo e kishte larguar kokën e vogëlushes nga një qese plastike duke bërtitur se do ta hedh veten kur policët i kërkuan dokumentet e identifikimit.
Nga video amatore e publikuar shihet Bobokuloca e veshur e tëra me të zëzë duke bërtitur “Unë jam terroriste. Unë jam vdekja e juaj”.
Hetuesit kanë thënë se në këtë rast nuk është përfshirë askush tjetër, por ata besojnë që ajo ishte e ndikuar për ta kryer këtë krim.
Zyrtarët rus kanë thënë se Bobokulova ka vuajtur nga probleme me shëndetin mendor.
Sipas Mosow Times, ajo kishte pritur që prindërit e vajzës katër vjeçare të largohen nga shtëpia e më pas e ka kryer krimin e saj makabër.
Banorët e Moskës kanë vendosur lule dhe lodra në shtëpinë e fëmijës së vrarë si dhe jashtë metros Oktybrskoye Polye, ky edhe u arrestua Bobokulova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.