Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ka marrë një mesazh nga ministri i Punëve të Jashtme të Guajanës, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se seanca e këtij organi të OKB-së kushtuar Kosovës do të mbahet nesër.
“Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi nga selia e OKB-së, gjegjësisht nga vetë kryetari, seanca do të jetë e hapur me vendim të kryetarit, pa votim”, tha ai për RTS, transmeton Klankosova.tv
Ai theksoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë marrë tashmë ftesën, pra vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur për të enjten në orën 15:00 me orën amerikane.
https://klankosova.tv/te-enjten-seanca-e-okb-se-per-kosoven-e-thirrur-nga-serbia/