Stephen Curry ka thyer rekordin për më së shumti trepikësh të shënuar në një muaj në NBA.
“Chef Curry” këtë arritje e bëri në lojën kundër Sacramento Kings, ku ai ishte i saktë në shtatë trepikësh nga 14 tentimet që i pati, transmeton KlanKosova.tv.
Curry këtë muaj ka 85 trepikësh të shënuar, duke i mbetur edhe dy lojë për të luajtur për muajin prill.
Rekordin e kishte mbajtur James Harden, përderisa ishte duke luajtur për Houston Rockets.
Për një muaj, Harden kishte shënuar 82 trepikësh.
https://www.youtube.com/watch?v=8sHf9RS_XTI
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.