Golden State Warriors e kanë fituar titullin e katërt brenda shtatë vjetësh në NBA.
Lideri i këtij klubi, dy herë MVP-ja, Stephen Curry, pati një performancë ëndrrash në këtë playoff e sidomos në finale ku për herë të parë e fitoi edhe titullin e MVP-së së finaleve.
Warriors triumfuan 4:2 në serinë e finaleve ndaj Boston Celtics pasi që e fituan ndeshjen e fundit në TD Garden me rezultat 103:90.
Curry shpërtheu në lot si në asnjë prej triumfeve të kaluar, marrë parasysh edhe dy vjetët e vështirë nëpër të cilët kaloi Golden State Warriors me lëndimet e rënda të vetë Curryt dhe Klay Thompsonit, si dhe me largimin e Kevin Durantit si agjent i lirë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.