Dy herë lojtari më i mirë në NBA (MVP), Stephen Curry, është pajtuar të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 201 milionë dollarësh me klubin e tij të tanishëm Golden State Warriors, njofton Klan Kosova.
Lajmin për këtë kontratë, që është më e madhja në histori të NBA-së, e ka dhënë për ESPN agjenti i Curry-it, Jeff Austin.
Curry do të jetë lojtari i parë në NBA që nënshkruan kontratë me një vlerë që është mbi 200 milionë dollarë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.