Ismet Osmani, i njohur si "Curri" është dorëzuar sot tek autoritetet e drejtësisë së Kosovës.
Ai sot u paraqit në Pallatin e Drejtësisë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton Klankosova.tv
Ende nuk dihet nëse është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
"Curri" i cili ishte në një proces gjyqësor si i akuzuar për vepren e fajdesë, nuk ishte paraqitur në disa seanca, për çka i shtyri organet e drejtësisë ta kërkojnë atë.
I njëjti ishte përfshirë edhe në një rast tjetër, por organet e sigurisë nuk kishin arritur ta kapnin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.