Lajmet e fundit

Në darkën speciale në SHBA, të mbajtur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka qenë pjesë edhe modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj.
Çunmulaj u pa tejet elegante, pasi për veshjen e saj u përkujdes kreatorja dhe dizajnerja kosovare Vjollca Llapashtica, njofton Klan Kosova.
Llapashtica ka thënë se me modelen Emina Çunmulaj ka bashkëpunuar edhe më herët por që sipas saj kënaqësinë më të madhe pati kur vendosi të punojë fustanin të cilin ajo e veshi në darkën speciale të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump.