Jo veç në zgjedhje, por zyrtarët e VV-së po e shkelin ligjin edhe në komunikacion, madje edhe po krenohen me të.
Kjo nuk ka se si t’i ikë rubrikës "me Spec", ku sot zëvendësministri Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku tregon për gjobën që i është shqiptuar si pasojë e shkeljes së rregullave në trafik, e ku u dënua plot 60 euro.
Durmishi me këtë rast u mburr me këtë ndëshkim që sipas tij policia ia dha atij, por e la disi nën hije faktin sesi ai vetë e shkeli ligjin, madje me vetëdije të plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=kGa7dTUPrgE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.