Lajmet e fundit
Reprezentuesi çek sapo ka filluar me ‘Gunners’, por një ish portier beson se ai do të ketë ndikim në Emirates Stadium.

Ish gardiani i Chelsea, Carlo Cudicini, e ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij Petr Cech, ndërsa ka thënë se ai do të jetë me ndikim tek Arsenali.
Cudcini që ishte zëvendësues i Cech në Stamford Bridge beson se 33 vjeçari ka edhe shumë për të ofruar.
“Ai është portier me përvojë në të gjitha nivelet”.
“Ka qenë ndër më të mirët për rreth 10 vjet dhe vazhdon të jetë i tillë”.
“Ai u paraqit mirë të hënën ndaj Liverpoolit dhe tashmë ka fituar një trofe me Arsenalin, ndaj rëndësia e tij tek skuadra ka filluar të vërehet”.