Lajmet e fundit
Anësori kolumbian u prit nga turma aeroportin e qytetit para se të kompletonte testet mjekësore tek skuadra kampione e Serie A.

Juan Cudrado e ka quajtur Juventusin “një nga skuadrat mët ë mëdha në Europë”, pas arritjes së tij në Torino për të kryer testet mjekësore.
https://twitter.com/juventusfcen/status/635977396315947008?ref_src=twsrc^tfw
Juventus ka huazuar Cuadradon nga Chelsea, pasi anësori kishte kohë që ishte i lidhur me një largim nga Stamford Bridge.
Fansat e Juventusit udhëtuan deri në aeroportin Malpensa të Milanit për të mirëpritur Cuadradon, gjë që e ka çuditur dikur mesfushorin e Fiorentinas.
“Nuk prita të kaq shumë njerëz, por kjo më bën që të mundohem të luaj sa më mirë”.
“Juventus është skuadër e madhe, nga më të mëdhatë në Europë. Kemi gjithçka duhet për të luftuar për Scudetto dhe shpresojmë që të mbrojmë titullin”.
“Do të jap 100 përqind, të punoj shumë për secilën ndeshje”.