Lajmet e fundit
Mesfushori mund të nënshrkruajë me Juventus që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Juan Cuadrado mund të rikthehet në Serie A.
Mesfushori ofansiv i Chelsea mund të largohet nga ishulli pas vetëm 6 muajsh qëndrim nëse arrihet marrëveshja mes skuadrës angleze dhe kampionit të Italisë, Juventus.
‘Zonja e vjetër’ ka ofruar 4 milionë euro për huazimin njëvjeçar të futbollistit, që ka shprehur gatishmërinë për t’u transferuar në Torino.
Cuadrado veç torinezëve është kërkuar edhe nga Inter, por afria e ish lojtarit të Fiorentinës me Juventus ka bërë që neroazurët të heqin dorë.