Klubi i madh bullgar, CSKA Sofja, ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me futbollistin e Kosovës Zymer Bytyqi.
Bytyqi nuk do të ketë më pjesë e këtij ekipi, pas marrëveshjes së dyanshme.
Pak javë më parë CSKA kishte marrë vendim për suspendimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi ai kishte bërë sjellje të papranueshme që bien ndesh me rregulloren e skuadrës.
Njofitmi u bë nga vet klubi:
“Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”.
“Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë”.
“Me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola. CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.