Crystal Palace ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1 në xhiron e gjashtë të Premier Ligës.
Ismaela Sarr kaloi vendësit në epërsi në minutën e nëntë, teksa kampioni anglez barazoi shifrat në minutën e 87-të.
Kur u mendua se përfundoi gjithçka, në skenë doli ish-lojtari i Arsenalit, Eddie Nketiah.
Ai shënoi për vendësit në minutën e shtatë shtesë duke ia sjellë fitoren klubit të tij, teksa Liverpooli pësoi humbjen e parë këtë edicion.
Pavarësisht humbjes, Liverpooli mban vendin e parë me 15 pikë, teksa Crystal ngjitet i dyti me 12 sosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.