Lajmet e fundit

Crystal Palace e ka pranuar ofertën e Manchester United për futbollistin e tyre, Aaron Wan-Bissaka, sipas raportimeve nga BBC Sport.
Mësohet se Djajtë e Kuq do t'ia paguajnë plot 50 milionë funte rivalit të Premier Ligës për shërbimet e 21 vjeçarit.
Klubi nga Old Trafford kishte javë që po e kërkonte me ngulm të riun e Palace i cili bëhet transferimi i parë i tyre në këtë afat kalimtar.