Lajmet e fundit

Crystal Palace dhe Leicester City kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e javës së gjashtëmbëdhjetë të Premier Ligës.
Mysafirët humbën mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 19-të, kur Kelechi Iheanacho dështoi të realizojë nga penaltia në minutën e nëntëmbëdhjetë.
Wilfried Zaha shënoi për 1:0 në minutën e 58-të, pasi u asistua nga Andros Townsend.
Mirëpo Leicester qe i vendosur që të mos largohet pa marrë pikë, dhe këtë e materializoi Harvey Barnes shtatë minuta para se të mbyllej takimi.
Me këtë barazim, Leicester gjendet në pozitën e dytë me 29 pikë, tri më pak se Liverpool në të parin e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Palace ndodhet në pozitën e 13-të me 19 pikë të tubuara.