Lajmet e fundit

Klubi i futbollit nga Beogradi, Crvena Zvezda, më 9 maj do të zhvillojë një ndeshje miqësore në qendrën sportive në këtë komunë, Dragan Dzajic.
Biletat për këtë ndeshje janë shitur ndërkaq mjetet që do të grumbullohen do të dhurohen për pediatrinë, konkretisht repartin e maternitetit në Spitalin e Graçanicës - të sapolindurve që jetojnë në kushte të këqija, shkruan KontakPlus, përcjell Klan Kosova.
Vizita e Crvena Zvezda në Graçanicë është konfirmuar nga kryetrari i klubit, që javën e kaluar festoi titullin e 28-të, pas fitores 0:2 kundër Napretko në Krushevc.
“Crvena Zvezda do të shfrytëzojë këtë që të fillojë festimet pasi fitoi titullin. Kështu, festimet e para do të organizohen në Graçanicë dhe më pas do të barten në Novi Sad, kurse pika kyce e festimeve do të jetë në raundin e parë kur Crvena Zveda pret në stadiumin e saj Vozdovacin”, thuhet në njoftim.