Lajmet e fundit
Ikona e klubit të Barcelonës, Johan Cruyff ka komentuar me ofertën e klubit katalonas drejt Juventusit për mesfushorin, Paul Pogba.

Ai ka thënë se shprehet skeptik rreth interesimit të Barçës për francezin ku meqë rast edhe ka kritikuar klubin se viteve të fundit nuk është duke u interesuar për të sjell lojtar të ri në moshë, transmeton Klan Kosova.
Legjenda e Barcelonës dhe Ajaxit në lidhje me Pogban ka thënë: “Mendoj se ai është një lojtar i madh, por nëse je trajner atëherë duhet të mendosh se si të nënshkruash me një lojtar i cili ndihmon të tjerët dhe bënë që klubi të arrijë edhe më shumë”.
Ai poshtu ka folur edhe për imazhin e klubit duke thënë se ka pasur rënje pas disa skandaleve për transferime.