Lajmet e fundit

Johan Cruyff e ka lënë punën si këshilltar tek Ajaxi, duke thënë se klubi qëllimshëm i ka injoruar rekomandimet e tij.
68 vjeçari,i cili ka fituar tetë tituj të kampionatit holandez dhe tri kupa evropiane me gjigantët holandezë, pasi ka qenë i pakënaqur me ndikimin e tij.
Janë bërë pesë vite që kur “revolucioni kadife” filloi në Amsterdam Arena me Cruyff-in, me synimin për ta bërë prodhimin e talenteve të rinj top prioritet për klubin. Ndërkohë, ish-lojtarët e Ajaxit, Marc Overmars dhe Edwin va nder Sar ishin vendosur në pozita administrative, duke marr përsipër detyrën si drejtor teknik dhe drejtor marketingu respektivisht.
“Unë u tërhoqa,” shkroi ai në kolumnën e tij në De Telegraaf. “ Për vite e kam vërejtur që bërthama e vizionit tim në Ajax nuk është ndjekur deri tani”
“Përveç kësaj, unë gjithmonë kam pasur ndjënjën se kjo është bërë qëllimshëm, dhe unë nuk bëj lojëra,” ka shtuar Cruyff.