Lajmet e fundit
Johan Cruyff mendon se vazhdimësia e lojës së mirë nga Gigi Buffon i jep atij mundësinë që të jetë fitues i Ballon d'Or për vitin 2015.

Legjenda holandeze, Johan Cruyff mendon se Gianluigi Buffon meriton Ballon d'Or më shumë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Tre herë fituesi i këtij çmimi, mendon se konsistenca e italianit është më e rëndësishme se fitorja në finale të Champions League e Lionel Messit.
"Messi është duke luajtur mirë, por në fitimin e Topit të Artë llogaritet performanca vjetrore, prandaj Buffon mund ta fitojë këtë çmim".
"Ai ka shkëlqyer gjithë këto vite. Por, veç tij, Juventus ka plot lojtar të shkëlqyer, si Pirlo, Vidal, Pogba e Morata".
Cruyff foli edhe për largimin e mundshëm të Andrea Pirlos dhe zbarztësinë që mund të lë ai në mesfushën e Juventus.
"Do të jetë i vështirë zëvendësimi i Pirlos. Atyre do t'u duhet dikush i ngjashëm. Toni Kroos ka shkëlqyer në ata pozitë, por ai është lojtar i Madridit".
"Nëse nuk gjejnë zëvendësim adekuat, do t'u duhet të evoluojnë në stilin e lojës".