Lajmet e fundit

Postimi vjen në një periudhë kur sytë e botës së futbollit janë të drejtuar te FIFA Club World Cup, me diskutimet që dominohen nga ndeshjet, rezultatet dhe paraqitjet e yjeve të futbollit.
Megjithëse nuk bëri ndonjë koment lidhur me zhvillimet në fushë, fotografia e Ronaldos me Georginën mori mijëra reagime dhe komente brenda një kohe të shkurtër, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e çiftit.
Ndërkohë, emri i Ronaldos vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së tifozëve, të cilët po ndjekin me interes çdo zhvillim gjatë garave ndërkombëtare dhe paraqitjet e figurave më të mëdha të futbollit botëror./Klankosova.tv