18.03.2019 · përditësuar para 2675 dite1 min lexim
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t'ju shohë tullac - ai ka hapur një klinikë të re për transplantimin e flokëve në Spanjë.
Superstari i futbollit ndërkombëtar ka lansuar Isparyën në Madrid. Ai së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez bënë hapjen solemnen ditën e hënë.
Ronaldo tha se imazhi është i rëndësishëm për të dhe se ai dëshiron të sigurohet që njerëzit e tjerë të kenë më shumë kontroll mbi mënyrën se si ata duken.
Kur u pyet nëse ka realizuar ndonjëherë procedurën kozmetike futbollisti tha se "kur mendoj se është e nevojshme, natyrisht do ta bëj".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.