Super-ylli i njohur portugez, Cristiano Ronaldo, njihet për karrierën e tij të suksesshme në futboll tash e sa vite.
Megjithatë, ajo çfarë po rrëmben vëmendjen e të gjithëve tashmë, është paraqitja e gruas së tij Georgina, njofton Klan Kosova.
Së fundi dyshja janë duke ndarë kohë pushimesh së bashku, që kur ylli i njohur pushoi nga Kampionati Europian.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina, zgjodhën ishullin Majorca, për të kaluar kohë pushimesh së bashku.
Madje në një paraqitje të tyre së fundi, Cristiano e prezanton partneren e tij si mbretëreshë, njofton Klan Kosova.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.