Lajmet e fundit

Zinedine Zidane ka debutuar në Ligën e Kampioneve si trajner dhe ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Romën 2-0 në transfertë.
Ai ka falenderuar futbollistët në tërësi si ekip dhe në veçanti Ronaldon.
“Për mua, gjëja më e rëndësishmë është ekipi. Por është gjithmonë një njeri që e bën diferencën, dhe sot është Cristiano Ronaldo”.
"Ne biseduam dhe unë jam i kënaqur me golin e tij, sepse të gjithë presim gjithmonë që që ai të shënojë dhe kjo është pikërisht ajo që ai bëri. Unë jam i lumtur për të dhe për ekipin", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
"Më duhet të përgëzoj të gjithë për përpjekjet e tyre. Pjesa e parë ishte e vështirë dhe ne u përmirësuam shumë në pjesën e dytë".
Kjo fitore e lë Madrid të radhitur mirë për çerek finalen në Champions League me ndeshjen e kthimit që do të luhet më 8 mars.