Lajmet e fundit

Derisa ish- e dashura e tij Irina Shayk po gëzon ditët e saj të shtatzënisë, Cristiano Ronaldo, së shpejti do të bëhet baba i dy djemve të tjerë.
Kështu kanë bërë të ditur mediat e huaja, teksa raportojnë se ylli 32 vjeçar i futbollit, ka angazhuar një amerikane, nënë surrogate, e cila shumë shpejt do i sjell në jetë dy fëmijë Cristianos, njofton Klan Kosova.
Një burim, ka thënë se Cristiano dhe familja e tij nuk mund të presin për t’i takuar anëtarët më të rinj të familjes së tij.
Ronaldo njihet si person që mban sekret jetën e tij private, por një nga familjarët e tij ka bërë të ditur se djemtë e tij do të bëhen pjesë e familjes së shpejti.
Mësohet se nëna e Cristiano Ronaldos, do ta ndihmojë atë për t’i rritur ata, njofton Klan Kosova.