Ylli i serialit Breaking Bad, Bryan Cranston, e ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë që lideri amerikan po rezonon më pak me ndjekësit e tij.
I intervistuar gjatë promovimit të filmit të tij më të fundit “Last Flag Flying”, Cranston tha për Trump-in në Channel 4:
“Kur nuk kam menduar që ai do të zgjedhej, apo do t’ia dilte për më shumë se gjysmën e vitit. Ne po përballemi me diçka me të cilën nuk jemi përballur kurrë”.
“Mendoj me plot sinqeritet, dhe nuk e mendoj në mënyrë mosrespektuese, mendoj që presidenti ynë ka një sëmundje, dhe nuk e them këtë që të ngjall të qeshura. Mendoj që ai ka një sëmundje mendore”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.