Ylli i filmave të James Bond-it, Daniel Craig, ia ka dhënë lamtumirën kësaj franshize e bashkë me të edhe kastit dhe ekipit me të cilin ka punuar.
Craig ka luajtur në pesë filma të kësaj franshize: Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall, Spectre dhe No Time to Die.
“Shumë njerëz këtu kanë punuar në të pesë filmat me mua...dhe e di që shumë gjëra vetëm se i kam thënë se çfarë mendoj për këta filma apo...sidoqoftë”, është shprehur Craig.
“Por e kam dashur secilën sekondë të këtyre filmave, e posaçërisht këtë, sepse zgjohem çdo mëngjes hde e kam mundësinë që të punoj me ju, djema. Dhe ky është një prej ndereve më të mëdha të jetës sime”.
https://www.youtube.com/watch?v=wm2LQO_jIm4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.