Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 45 mijë e 594 raste nga 160 mijë e 352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 174 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 mijë e 922 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 32 mijë e 498 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 590 raste pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 696 pacientë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.