Koronavirusi i ka marrë jetën një 20 vjeçare nga Gjakova mëngjesin e të shtunës në Qendrën Klinike Universitare.
Sipas mjekës, Agreta Gecaj-Gashi, vajza nga Gjakova që ishte në mjekim intensiv po vuante edhe nga sëmundje tjera.
E veç saj vendi regjistroi edhe 18 viktima tjera nga COVID-19.
Për këta të fundit u bë e ditur nëpërmjet raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tyre në mesin e të vdekurve, nëntë janë meshkuj dhe nëntë gra.
Këto të dhëna e vendosin Kosovën në vend të parë me më së shumti vdekje për 1 milion banorë, në shtatë ditët e fundit.
Njëjtë qëndron edhe me numrin e të prekurve me COVID-19.
Ndërkohë, për 28 ditët e muajit gusht vendi ka regjistruar 134 të vdekur e 30 mijë e 877 raste pozitive.
Numrin e të vdekurve në këtë periudhë kohore më të lartë në rajon e ka Maqedonia e Veriut, me 325 raste të tilla derisa Serbia ka dy më shumë Kosova.
Ndërsa, Shqipëria e Mali i Zi qëndrojnë më mirë në këtë aspekt, pasi numri i qytetarëve që po humbin jetën nga virusi korona është më i vogël.
https://www.youtube.com/watch?v=-x0Ul6sfN6c
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.