Më shumë se 10 milionë qytetarë francezë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Kjo shifër vaksinimesh ka qenë synimi i qeverisë dhe është arritur një javë para afatit, ka thënë kryeministri Jean Castexm shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Qeveria franceze e cila ka vendosur një bllokadë njëmujore në mbarë vendin, është duke shpresuar që ta zgjerojë fushatën e vaksinimit.
Sipas autoriteteve, arritja e këtij qëllimi do të ndihmojë në rimarrjen e kontrollit mbi përhapjen e pandemisë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.