11.08.2017 · përditësuar para 3277 dite1 min lexim
Philippe Coutinho s’mund ta blejë askush – as Barcelona.
Ky ka qenë qëndrimi i prerë i pronarëve të klubit të Liverpool-It të cilët i kanë treguar zyrtarëve të Barcelonës se 25 vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e Të Kuqve.
Fenway Sports Group kanë mbështetur kështu trajnerin e klubit, Jurgen Klopp, i cili vazhdimisht thoshte se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga braziliani.
Coutinho shihej si zëvendësim ideal për Neymar, por as oferta 100 milionëshe nga Barcelona nuk bëri punë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.