Lajmet e fundit

Philippe Coutinho do të mundohet sërish ta bindë Liverpool-in që të kalojë te Barcelona në afatin kalimtar të janarit, raporton Mundo Deportivo, transmeton Klan Kosova.
Barça e ka pasur të vështirë që ta zëvendësojë Neymarin në sulm, pasi që Ousmane Dembele është i lënduar ndërsa Gerard Deuloufeu dhe Luis Suarez në formë jo aq të mirë.
Coutinho, i cili tentoi që ta shtyjë para kalimin e tij te Barcelona gjatë verës, është ende në listën e dëshirave të blaugranëve.