Lajmet e fundit
Braziliani nuk është i interesuar të kalojë në Parc des Princes, pasi dëshira e tij është që të veshë fanellën e skuadrës nga Camp Nou

Mesfushori i Liverpool, Philippe Coutinho, ka refuzuar mundësinë e transferimit tek Paris Saint-Germain në janar.
Përfaqësuesit e lojtarit janë takuar me drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique, në Londër, për të biseduar lidhur me një kalim të mundshëm.
Por Coutinho vazhdon të jetë i interesuar të kalojë tek Barcelona, ndaj është gati të presë deri verës për t'u transferuar në Camp Nou.