Lajmet e fundit

Philippe Coutinho dëshiron që të largohet nga Barcelona mirëpo nuk e ka synim që të transferohet te Manchester United, pohon Marca.
27 vjeçari nuk ka arritur që ta gjejë veten që prej transferimit nga Liverpool-i në janar të vitit të kaluar, ndonëse shkëlqeu në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Bolivisë në Kupën e Amerikës.
Pavarësisht se nuk ishte ndarë në mënyrën më të mirë me fansat e Liverpool-it, ai i mban për zemër andaj nuk është i gatshëm që t’iu bashkohet rivalëve të tyre më të mëdhenj.