Lajmet e fundit
Braziliani mendon se Liverpooli është duke u përmirësuar shumë nën urdhrat e gjermanit.

Philippe Coutinho beson se Liverpoolo është duke u përmirësuar nën urdhrat e Jurgen Klopp, ndërsa skuadra përgatitet për të luajtur në finalen e Capital One Cup.
Reds do të luajnë kundër Manchester City në Ëembley, katër muaj pasi Klopp pasoi Brendan Rodgersin në Merseyside.
"Për momentin jemi duke kaluar formë të mirë. Luajmë finalen e parë me Klopp. Çdo ditë po mësojmë më shumë".
"Duhet të punojmë edhe më për shkak të stilit të ri të lojës. Në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje shumë të mira".