Lajmet e fundit
Skuadra nga Anfield raportohet t’i ketë vënë cmim të lartë brazilianit, ndërsa gjigantët europian përgatiten të bëjnë oferta për të

Liverpool kërkon 68 milionë euro për transferimin e Philippe Coutinho, pas interesimit të Paris Saint-Germain dhe Barcelona për të.
Coutinho, që për 8.5 milionë funte u transferua tek Reds, ka shënuar katër gola në 10 përballje të kësaj kampanje, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave.
Tani Jurgen Klopp frikësohet që lojtari mund të largohet në janar, megjithëse kontrata i skadon më 2020.