Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka thënë se i mungon ish-bashkëlojtari i tij, Philippe Coutinho.
Ky i fundit u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit te Barcelona, duke realizuar kështu ëndrrën e tij.
“Më mungon sidoqoftë”, tha Salah për Marca-n.
“Ai ishte miku im, një djalë shumë i mirë”.
“Ia dëshiroj të gjitha të mirat te Barcelona sepse është një lojtar i pabesueshëm, me shumë cilësi”.
“Si person, është shumë i qetë. Jam krenar të kem luajtur përkrah tij”, përfundoi Salah për Coutinho-n.