Lajmet e fundit

Caku kryesor i Barcelonës, gjatë gjithë verës së kaluar, Philippe Coutinho duket se një mënyrë ose tjetrën do të largohet nga Liverpool.
Pas fillimit të mirë në sezonin e ri nga Barcelona në drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde, interesimi i tyre është venitur për brazilianin.
Alternativë e transferimit për të mbetet Franca. Atje është Paris Saint-Germain që ka shfaqur interesim për Coutinho, ku do të bashkohej me Neymar – njeriun për të cilin thuhej se do ta zëvendësonte në Camp Nou, shkruan DailyExpress, përcjellë Klan Kosova.
Agjenti i Coutinho, Kia Loorabchian është takuar me drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique këtë të hënë. Kjo ka ngjallur spekulime se braziliani që ka shënuar katër gola dhe ka asistuar edhe tre herë, mund të transferohet në Paris në vend të Barcelonës.