Lajmet e fundit
Dikur asi i Barcelona beson se nuk ka ndonjë gjasë që 25 vjecari të mos jetë i përkushtuar ndaj Reds, megjithë gjithcka ndodhi këtë verë

Ronaldinho beson se Philippe Coutinho do të vazhdojë të japë gjithcka për Liverpool, megjithëse kalimi i tij tek Barcelona u pengua.
Katalunasit e donin asin e Liverpool si zëvendësim për Neymar që kaloi tek Paris Saint-Germain, por skuadra angleze donte 200 milionë euro për të.
Coutinho tentoi të ndihmojë skuadrën spanjolle duke u hedhur në sulm, gjë që nxiti spekulime për sjelljen e tij këtë edicion në Anfield Road.
"Këtë sezon do ta shohin si ai jep gjithcka për skuadrën, sepse i tillë është ai".
"Tifozët e Liverpool nuk kanë për cfarë të brendosen, ngaqë nuk besoj se ai do të refuzojë të luajë. E njoh mirë dhe e di që nuk do ta bënte këtë gjë".