Lajmet e fundit
23 vjeçari e ka pranuar se dështimet e këtij edicioni e kanë bërë të mendojë, ndërsa ka refuzuar që të heqë dorë nga transferimi diku tjetër.

Gardiani i Chelsea, Thibaut Courtois ka rritur spekulimet për të ardhmen e tij, duke pranuar se ai nuk e di nëse do të mbetet në Stamford Bridge.
Një fillim i tmerrshëm i sezonit nën urdhërat e Jose Mourinho, dhe vazhdimi jo më i mirë nën drejtimin e Guus Hiddink kanë bërë që gardiani të mendojë për të ardhmen e tij.
Kështu Courtois ka thënë se ende është duke e shqyrtuar pozitën e tij tek klubi nga Stamford Bridge.
“Nuk mund të them as po, as jo. Nuk e di të ardhmen”.
“Kam edhe tre vjet të mbetura në kontratë. Duhet të shoh çfarë do edhe Chelsea”.
“Është e vërtetë që ky edicion më ka ndryshuar. Deri tani kam fituar nga një trofe secilin sezon. Shpresoj që tjetri të jetë më i mirë”.