Real Madrid do të vazhdojë të mbështetet te portieri ukrainas, Andriy Lunin pasi portieri Thibaut Courtois mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Reprezentuesi belg tani ka humbur tre ndeshje radhazi që nga momenti i lëndimit gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare.
Sipas Football Espana, transmeton Klankosova.tv, Courtois nuk është rikthyer ende në stërvitje të plotë me skuadrën.
Sot u bë e ditur se portieri belg dështoi të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të sotme, duke konfirmuar se Andriy Lunin do të startojë në portë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.