Lajmet e fundit

Gardiani i portës së Chelsea, Thibaut Courtois ia ka bërë me dije skuadrës së tij se dëshiron të largohet dhe të transferohet në Real Madrid.
Sipas ESPN, Courtois këtë gjë ia ka bërë me dije trajnerit Maurizio Sarri, përcjell Klan Kosova.
Mbretërit kanë shprehur interesimin për gjetjen e një portieri për ta siguruar më shumë portën e tyre.
26 vjeçari i cili fitoi çmimin si portieri më i mirë në Kupën e Botës, ka edhe një vit kontratë me “Blutë e Londrës” dhe klauzola e tij është 35 milionë euro.