Lajmet e fundit

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois, ka zbuluar se nuk është i sigurt nëse do ta lë Chelsea-n këtë verë.
Goal ka kuptuar që Real Madridi e ka prioretizuar blerjen e blegut në afatin e ardhshëm kalimtar, dhe kjo mund ta ketë luhatur qëndrimin e tij.
“Nuk jam i qartë për të ardhmen time, kur pata thënë që zemra ime është në Madrid, ishte keqkuptuar, ndonëse kam dy fëmijë në Spanjë, në Madrid, kjo nuk është e lehtë”, tha Courtois për COPE.
“Kam një vit të mbetur dhe jam i lumtur dhe duke folur me Chelsea-n”, kishte shtuar sidoqoftë ai.
Raportet e fundit kanë sugjeruar që mbretërit besojnë se është më e lehtë që t’ia marrin Courtois-in Të Kaltërve, se sa David de Gean United-it.