Lajmet e fundit

E ardhmja e Eden Hazard mbetet një mister, por Thibaut Courtois tani insiston që sulmuesi nuk po shkon askund dhe do të qëndrojë në Real Madrid përtej kësaj vere.
MARCA zbuloi se klubi e kishte hedhur Hazardin në treg, megjithëse shoku i tij i skuadrës për klubin dhe vendin nuk ka dyshime se ku Hazard do të luajë për sezonin 2021/22.
"Unë jam njëqind për qind i sigurt që ai do të qëndrojë, ai nuk dëshiron të largohet", tha portieri në një intervistë me Le Soir dhe Sudpresse, transmeton Klankosova.tv
"Në Real Madrid, ka gjithmonë kritika gjatë gjithë kohës dhe për të gjithë. Gareth Bale u kritikua, por ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe shënoi një gol në finalen në Kiev. Në Lisbonë, ai shënoi kundër meje edhe në finale, ka thwnw Courtois shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv